
Në mbledhjen e datës 23 janar të Grupit Koordinues ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, është miratuar Plani i Punës së Zyrës së Koordinatores Nacionale. Ky Plan i Punës përmban 34 veprime të cilat janë prioritet për t’u përmbushur gjatë këtij viti nga Ministria e Drejtësisë andaj gjatë kësaj punëtorie po diskutohet rreth këtij plani dhe pikave të përbashkëta me KiE në adresimin e tyre, ashtu që të arrihet rritja e ndikimit dhe intervenimeve të përbashkëta.
Pika me rëndësi që do të trajtohen janë: zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i Programit të kryersvë të dhunës; rritja e kapaciteteve lidhur me zbatimin e programit si dhe përfshirja e akterëve të tjerë; mbështetja e Qendrave për Punë Sociale; bashkëpunimi me shoqërinë civile etj.