Sot u mbajt punëtoria për finalizimin e Projekt-Udhëzimit Administrativ, një dokument kyç që synon të rregullojë në mënyrë të qartë dhe të njëtrajtshme procedurën, mënyrën e aplikimit dhe procesin e vendimmarrjes për licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare.
Ky udhëzim do të shërbejë si bazë e fortë ligjore për garantimin e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies në këtë fushë. Përmes tij, institucionet përgjegjëse dhe ofruesit e shërbimeve do të kenë udhëzime të detajuara për hapat që duhet ndjekur, duke siguruar trajtim të barabartë dhe shërbime më të sigurta për qytetarët.
Ky projekt-udhëzim është një nga dokumentet kryesore të reformës që kemi nisur në politikat e shërbimeve sociale dhe familjare, e cila synon modernizimin e praktikave, rritjen e efikasitetit dhe forcimin e mbështetjes për familjet dhe individët në nevojë.
Përfundimi i tij është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të një sistemi social më funksional dhe më afër standardeve bashkëkohore.
MD falenderon Save the Children për mbështetjen e kësaj puntorie.