
Ky takim ka pasur për qëllim shqyrtimin e dokumentit të politikave mbi Funksionimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të hartuar dhe prezantuar nga ekspertet e projektit të Bashkimit Evropian, të cilët përkrah Ministrinë e Drejtësisë në procesin e Rishikimit Funksional.
Grupi punues ka diskutuar alternativat dhe rekomandimet e propozuara me qellim të fuqizimit të pushtetit të tretë dhe ka bërë komente në formë sugjerimesh dhe plotësimesh, me qëllim të kompletimit të dokumentit të politikave mbi efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Bazuar në këtë dokument, përfshirë edhe dokumentet tjera të hartuara, përkatësisht atyre që do hartohen në periudhën afatmesme, do hartohet Strategjia sektoriale për sundimin e ligjit.