Skip to content
Mbahet takimi i IV i Grupit Koordinues Ndërministror kundër dhunës në Familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore

Mbahet takimi i IV i Grupit Koordinues Ndërministror kundër dhunës në Familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 27/05/2024

Këtë takim, ministrja Haxhiu njëherësh Koordinatore Nacionale kundër dhunës në familjare, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, e hapi duke thënë se muajt që lamë pas ishin tragjik sepse humbën jetën Gjyljeta dhe Eroja të dyja të vrarë nga partnerët e tyre.

Këto raste, ministrja Haxhiu i quajti “kambanë që goditen fort për zgjim ndër institucional dhe shoqëror”, duke treguar se pikërisht për këto çështje i është drejtuar 38 kryetarëve të komunave ku është kërkuar të reagohet urgjent dhe të përmbushen obligimet për viktimat e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

“ Me letra të ndara iu jam drejtuar 38 kryetarëve të komunave, ku ju kam kërkuar njoftim rreth veprimeve te ndërmarra dhe reagim urgjent për përmbushje të obligimeve. Sot më vjen keq të them por vetëm 4 komuna janë përgjigjur dhe kjo është goditësë, zbrapëse dhe aspak pozitive për kauzën tonë të përbashkët”, deklaroi ministrja Haxhiu duke shtuar se të njëjtat kërkesa i ka adresuar edhe tek institucionet e drejtësisë KPK, KGJK, Policia dhe Koalicioni i QPS-ve.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu po ashtu njoftoi se janë krijuar dy grupe punuese për adresimin e femicidit dhe po ashtu diskutoi edhe për rastin e fundit të ngacmimit seksual në Universitetin e Prishtinës.

Krejt në fund, ministrja Haxhiu tha se ka vazhduar fushata“Sot dhe çdo ditë tjetër”, me diskutime, forume, teatro, vizita e takime anembanë vendit.

Skip to content