Skip to content
Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Përfituesve të Programit Horizontal Facility III: Diskutohet për forcimin e cilësisë dhe efikasitetit në Drejtësi

Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Përfituesve të Programit Horizontal Facility III: Diskutohet për forcimin e cilësisë dhe efikasitetit në Drejtësi

Prishtinë, 18/11/2025
Sot, më 18 nëntor është mbajtur takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Përfituesve të Programit Horizontal Facility III, organizuar dhe mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
I pranishëm në këtë takim ishte z. Genc Nimoni, Shefi i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë i Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e forcimit të cilësisë dhe efikasitetit në Drejtësi, e pashtu, bashkëpunimin e duhur ndër institucional.
Mes tjerash, Nimoni vuri theksin e veçantë në dy çështje të rëndësishme: në finalizimin e Reformës në Drejtësi, përfshirë aktet ligjore që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, si dhe në jetësimin e Reformës në Këshillin Prokurorial, tani pas hyrjes në fuqi ndryshimeve ligjore për KPK-në dhe rëndësinë e zbatimit të ndryshimeve të tilla.
Tutje në fjalën e tij z. Nimoni poashtu foli për finalizimin e Projektligjit për Realizmin e Gjykimit brenda Kohës së Arsyeshme dhe procedimit të tij për votim menjëherë pas formimit të Qeverisë, por gjithashtu, rëndësinë e zhvillimit dhe zbatimit të indikatorëve të CEPEJ që tashmë janë përfshirë në Strategjinë për Sundimin e Ligjit.
Në fund, gjithashtu u shprehen mirënjohje për mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në reformat që forcojnë llogaridhënien, efikasitetin dhe cilësinë në sistemin e drejtësisë.
Skip to content