Skip to content
Mbahet takimi i Nëngrupit Punues për Gjyqësorin për hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit

Mbahet takimi i Nëngrupit Punues për Gjyqësorin për hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit

Prishtinë, 21/07/2020

Takimi i Nëngrupit Punues për Gjyqësorin, i cili pason lansimin e hartimit të Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit, kishte për qëllim fillimin e punës së hartimit të kapitullit të parë të Strategjisë, i cili mbulon llogaridhënien, efikasitetin, profesionalizmin, dhe integritetin e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial. Ky kapitull pritet të shpalosë intervenimet strategjike për fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, si kryesues i Grupit Qendror Punues për Hartimin e Strategjisë dhe koordinues i procesit të RFSSL-së, prezantoi përmbledhjen e shkurtë të vizionit dhe objektivave të Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit, duke i dhënë fokus të veçantë kapitullit të parë të saj – Gjyqësorit.

Nëngrupi Punues për Gjyqësorin  përbëhet nga përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane, dhe Odës Ekonomike Gjermane. Krahas anëtarëve të Nëngrupit, në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, Ambasada Britanike, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe USAID.

Anëtarët e grupit punues dhe pjesëmarrësit e tjerë në takim, diskutuan lidhur me objektivat dhe vizionin e këtij kapitulli dhe u pajtuan lidhur me hapat e ardhshëm rreth hartimit të Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit.

Foto Galeria

Skip to content