
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave dhe problemeve me të cilat po ballafaqohet kjo Akademi përfshirë edhe çështjet të cilat kanë të bëjnë me misionin dhe mandatin legjislativ, statusin ligjor, organet e saj si dhe të gjitha aktivitetet të cilat e identifikojnë këtë Akademi.
Kryesuesja e këtij Grupi Punues, znj. Selvije Elezaj, në fjalën e saj hyrëse, fillimisht ka falënderuar anëtarët e këtij grupi për vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për ofruar kontributin e tyre ne hartimin e Koncept Dokumentit. Elezaj tha se, Ministria e Drejtësisë i është përgjigjur thirrjes së Akademisë së Drejtësisë për të rishikuar ligjin aktual në mënyrë që të trajtohen sfidat dhe problemet me ç’rast do të hartohet kjo analizë përmes së cilës do të identifikohen problemet dhe do të ofrohen opsionet për zgjidhjen e tyre si dhe avancimin e punës së Akademisë së Drejtësisë në përgjithësi.
Grupi Punues për hartimin e koncept dokumentit për Akademinë e Drejtësisë ka për qëllim që t’i zhvilloj të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe të ofroj versionin përfundimtar të këtij koncept dokumenti i cili pritet të finalizohet sipas afatit të paraparë.