Skip to content
Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 08/07/2020

RFSSL është nismë reformuese e Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe akterët kyç të sektorit, për të siguruar një vizion gjithëpërfshirës dhe të konsoliduar të sundimit të ligjit, për të ngritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Pas miratimit nga Komiteti Drejtues për  rekomandimet e dala nga faza e dytë e këtij procesi  dhe dakordimit për të filluar përpilimi i Projekt Strategjisë, qëllimi i këtij takimi ishte  që të hapet faza e tretë dhe e fundit e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit – hartimi i Projekt Strategjisë së Sundimit të Ligjit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, si kryesues i Grupit Punues për ta koordinuar dhe udhëhequr këtë proces prezantoi përmbledhjen e shkurtër të procesit  me të  gjeturat dhe rekomandimet e dala nga faza e dytë.

Grupi Punues për Hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit kryesuar nga Ministria e Drejtësisë, përbëhet nga përfaqësues të KGJK-së, KPK-së, Zyrës se Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Finance, Zyrës së Presidentit dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Përveç anëtarëve të Grupit Punues në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të donatorëve ndërkombëtarë, duke përfshirë Ambasadën e SHBA-së, Zyrën e BE-së, Ambasadën Britanike dhe USAID-in.

Anëtarët e Grupit Punues u dakorduan gjithashtu lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit dhe  për finalizimin e procesit të Rishikimit Funksional. 

Skip to content