Skip to content
Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Projektligjit për Sanksionet e Shёnjestruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut

Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Projektligjit për Sanksionet e Shёnjestruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 23/09/2021

Në fjalën hyrëse të takimit Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, theksoi se me anë të kësaj nisme Kosova do të radhitet si shteti i parë në rajon i cili me ligj do të rregullojë vendosjen e sanksioneve të shënjestruara ndaj shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Po ashtu, z. Bajraktari potencoi se gjatë hartimit të këtij Projektligji, Ministria e Drejtësisë do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e SHBA-së dhe BE-së, për të hartuar një Projektligj i cili do të jetë në linjë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira ekzistuese.

Projektligji do të trajtojë ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut, persona këta të cilët në vendin e origjinës mund të mos ndëshkohen për shkaqe politike apo në bazë të praktikave korruptive.

Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të të cilit bëjnë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Skip to content