
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në fjalën e tij hyrëse fillimisht ka falënderuar anëtarët e këtij grupi për vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për t'u angazhuar në ndryshim plotësimin e Projektligjit për Persona të Zhdukur.
“Ministria e Drejtësisë ka prioritet ballafaqimin me të kaluarën, andaj në mesin e iniciativave të tjera të ndërmarra deri më tani në këtë drejtim përfshirë hartimin e koncept dokumentit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, i cili aktualisht ndodhet në konsultime publike, hartimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale dhe ngritjen e kapaciteteve në Prokurorinë Speciale në Departamentin për Krimet e Luftë, këtij projektligji dhe adresimit të nevojave dhe kërkesave të familjarëve të personave të zhdukur do të i kushtohet vëmendje e veçantë” tha Sallahu.
Zëvendësministri Sallahu theksoi se ky Grup Punues do ta ketë përkrahjen e plotë të kabinetit dhe njëherit shtoi se mbetën të përkushtuar që në ndryshim plotësimet e projektligjit për persona të zhdukur të reflektojnë kërkesat dhe nevojat e familjarëve të tyre.