Skip to content
Mbahet takimi i parë njoftues i Grupit Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë

Mbahet takimi i parë njoftues i Grupit Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë

Prishtinë, 18/07/2025
Ministria e Drejtësisë, në zbatim të Planit Kombëtar për Zhvillim 2025-27, ka mbajtur sot takimin e parë njoftues të Grupit Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për fushën e rikthimit të pasurisë. Kryesuesja e grupit punues znj. Elezaj, njoftoi grupin mbi strukturën e paraparë me Udhëzuesin për hartimin e Koncept Dokumenteve dhe planifikimin e punës së grupit për periudhën në vazhdim.
Qëllimi i këtij koncept dokumenti është të mbështesë avancimin e kornizës ligjore për rikthimin e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme, duke u bazuar në standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga Direktiva (BE) 2014/42 dhe Direktiva (BE) 2024/1260 për ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve në kuadër të procedurave penale. Dokumenti synon të fuqizojë kapacitetet institucionale të Zyrës për Rikthimin e Aseteve, përmes qartësimit të mandatit, zgjerimit të kompetencave dhe përforcimit të mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Në takim morën pjesë anëtarët e grupit punues, përfaqësuesit nga Prokuroria, Administrata tatimore e Kosovës, Dogana, Njësia e Inteligjencës Financiare, Policia, Agjencia për administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, Zyra e Kryeministrit, UNDP etj., me të cilët u diskutua në pika të shkurtra disa nga sfidat, problemet që po ballafaqohen këto institucione dhe u kërkua që këto te adresohen përmes koncept dokumentit.

Foto Galeria

Skip to content