Skip to content
Mbahet takimi i parë njoftues i Komitetit Drejtues për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Mbahet takimi i parë njoftues i Komitetit Drejtues për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 30/01/2018

Ministri Tahiri informoi anëtarët për përgatitjet që janë duke bërë për nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të nis zyrtarisht më 7 shkurt.

Ministri Tahiri ka theksuar se kjo iniciativë është ndërmarrë për t’i dhënë përgjigje nëse sistemi i drejtësisë është adekuat, i unifikuar dhe në përputhje me rendin demokratik, standardet ndërkombëtare dhe në vijë me orientimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.

“Rishikimi funksional, paraqet një prej reformave më të thella të bëra ndonjëherë në Republikën e Kosovës, proces ky që do të fillojë së shpejti, përkatësisht me 7 shkurt, dhe do të vazhdoj për muaj të tërë, derisa ne si institucione të shterim të gjitha debatet e nevojshme dhe të arrijmë në konkluzione se çfarë duhet të ndryshojmë dhe si duhet ti ndryshojmë, në mënyrë që të kemi një sistem të drejtësisë që është efikas, i drejtë dhe llogaridhënës” theksoi ministri Tahiri.

Komiteti Drejtues kryesohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa anëtarë të saj janë edhe Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, si dhe Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës.

Foto Galeria

Skip to content