Skip to content
Mbahet takimin i parë i nëngrupit tematik për pjesën e përgjithshme dhe të drejtën e detyrimeve në kuadër të procesit të hartimit të Kodit Civil

Mbahet takimin i parë i nëngrupit tematik për pjesën e përgjithshme dhe të drejtën e detyrimeve në kuadër të procesit të hartimit të Kodit Civil

Prishtinë, 16/06/2017

 
Para të pranishmëve, Ushtruesi i Detyrësi së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë , Rrahim Rama, tha se “duke konsideruar se hartimi i këtij Kodi luan rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e një  sistemi funksional të marrëdhënieve të detyrimeve, të drejtave sendore, të drejtës familjare dhe trashëgimore, Ministria e Drejtësisë në mesin e prioriteteve të veta është duke punuar vazhdimisht në këtë proces”.  
 
Ekipi i Ministrisë Drejtësisë është duke bërë punë intensive në këtë proces, dhe sot kjo punëtori do t`ju ofroj mundësinë e diskutimeve mbi çështjet konceptuale të kësaj pjese, ku këto diskutime do të ofrojnë  një bazë të mirë për aktivitetet e mëtejme në hartimin e kësaj pjese të Kodit Civil, tha z Rama.
 
Në fund, duke i falënderuar të pranishmit për vëmendje, z Rama, i siguroi të pranishmit se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar  që këtë proces të hartimit ta përkrah deri në fazën finale me të gjitha kapacitetet.
 
 

Foto Galeria

Skip to content