Skip to content
Mbahet Ted Talk me temën “Ndikimi i rrjeteve sociale tek fëmijët”

Mbahet Ted Talk me temën “Ndikimi i rrjeteve sociale tek fëmijët”

Prishtinë, 03/12/2024

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se të rinjtë janë në rrezik potencial nga ballafaqimi me dhunën në rrjete sociale, duke përmendur këtu grupin Albkings si shembulli më i keqe ku shumë të rinj e të reja kanë rënë pre e dhunës së tyre kohës së fundit.

Tutje ministrja Haxhiu tha se përveç përgjegjësive tjera, si Ministre është përkushtuar edhe në luftën kundër dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore por edhe dhunës e cila vjen nga rrjetet sociale sidomos ndaj vajzave ku përdoret një gjuhë paragjykuese, bullizuese dhe fyese.

Ministrja Haxhiu në fund falënderoi për pjesëmarrje në këtë diskutim të rëndësishëm, nxënësit, profesorët dhe panelistët për çka kërkoi bashkëpunim në të ardhmen për të luftuar dhunën e cila vjen nga rrjetet sociale.

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës globale “ 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, të pranishëm në cilësinë e panelistëve ishin edhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK), Vjollca Çavolli, specialisti i sigurisë kibernetike, Melos Buqinca dhe specialisti i marketingut digjital dhe rrjeteve sociale, Martin Berisha të cilët diskutuan për dhunën në rrjetet sociale, format e dhunës dhe pasojat që sjellin tek fëmijët dhe të rinjtë.

Skip to content