Skip to content
Mbahet tryeza mbi zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale dhe ofrimin e shërbimeve juridike falas për viktimat e luftës

Mbahet tryeza mbi zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale dhe ofrimin e shërbimeve juridike falas për viktimat e luftës

Prishtinë, 11/12/2025
Divizioni për Drejtësi Tranzicionale i Ministrisë së Drejtësisë ka mbajtur tryezën mbi zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, tryezw kjo e cila kishte për qëllim promovimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjatë tryezës është diskutuar për identifikimin e mundësive për zgjerimin e mbështetjes nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas për kategoritë e viktimave, me një theks të veçantë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ky aktivitet është pjesë e një serie tryezash dhe punëtorish të mbështetura nga OJQ “INTEGRA” në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, që synon promovimin e zbatimit të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, sipas parimeve të Drejtësisë Tranzicionale.
Po ashtu, ngjarja përkoje me 10 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe ishte pjesë aktiviteteve të fushatës globale “16-ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Foto Galeria

Skip to content