
Gjatë kësaj tryeze është diskutuar lidhur me ndarjen e përgjegjësive për hartimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Administrative dhe të Punës.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se “Themelimi i Gjykatës Administrative ka qenë edhe zotim yni, andaj, ne jemi të lumtur për punën e bërë në këtë drejtim. Në rrjedhën e punëve që kemi proceduar sa i përket reformës administrative përmes Projektligjit për Kontestet Administrative pres që ta finalizojmë në tërësi hartimin projektligjit për themelimin e Gjykatës Administrative , në mënyrë që të njëjtin ta dërgojmë për aprovim në Qeveri deri në fund të këtij viti, ashtu siç është paraparë në agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë”.
Tutje, zëvendësministri Sallahu tha se Qëllimi i krijimit të Gjykatës Administrative është garantimi i mbrojtjes efektive të të drejtave subjektive dhe interesave të ligjshme të palëve nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme.
Zëvendësministri Sallahu tha se shumë shpejt Kosova do ta ketë një instancë të veçantë adekuate që në kohë të shpejtë dhe me ekspertizë do t'i trajtojë çështjet e natyrës administrative.
Krejt në fund, Sallahu falënderoi për mbështetje të vazhdueshme përfaqësuesit e Programit Eukojust.