
Sot Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marr pjesë nё publikimin e raportit tё titulluar “Vlerësimi i Zbatimit tё Kodit tё Procedurës Penale” qё u organizua nga Misioni i OSBE-sё nё Kosovë. Tё pranishëm gjatë këtij publikimi ishin edhe Ambasadori i OSBE-sё nё Kosovë Jean-Claude Schlumberger dhe pёrfaqёsues tjerë tё Gjykatave dhe Prokurorisë.
Nё fjalën e tij hyrëse Ministri Kuçi theksoi se Ministria e Drejtësisë ka qenë e kujdesshme që kodi të përfshijë gjendjen aktuale në Kosovë, marrë parasysh edhe rrethanat ekonomike e politike, por Ministri Kuçi përmendi gjithashtu edhe nevojën pёr përmirësimin e disa pikave ku nё rend tё parё radhiti balancimin e palëve në procedurën penale dhe atё me qëllim tё një balancimi të palëve akuzuese dhe mbrojtëse në kuptimin që të eliminohet mundësia që juridikisht të jetë njëra palë me e fort se tjetra, por argumentet duhet të jenë ato që janë më të forta dhe pika e dytë prekё mundësinë e përmirësimit tё hetimit të krimeve të komplikuara në veçanti përgjimet, simulimet e deri tek të dhënat financiare për palët e dyshuara apo të akuzuara, por gjithmonë duke e respektuar privatësinë apo edhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Ministri Kuçi po ashtu shtoi se në kod janë paraparë edhe mundësitë e ngritjes së kapacitetit të procedurës duke përfshirë edhe heqjen e procedurës së konfirmimit të aktakuzës në mënyrë që të kemi një procedurë me të shpejtë për të ardhur deri tek e vërteta. “Është rregulluar qartë mënyra e bashkëpunimit të policisë me prokurorinë e cila ka qenë një prej objekteve shqyrtuese në raportet e progresit dhe kemi qenë të kujdesshëm që të jepen të drejta adekuate për të pandehurin dhe rregulla më të mira që ai t’i ketë gjatë dhënies së deklaratës në procedurën penale”, shtoi Ministri Kuçi.
Po ashtu Ministri Kuçi theksoi se ёshtё shfrytëzuar mundësia që në këtë Kod të parashihet edhe mundësia që të jepen ekspertiza qoftë vendore apo edhe nga ekspert të jashtëm për fusha të cilat duhet të rezultojnë me prova më të mira, por edhe më të qëndrueshme në procedurë, por natyrisht duke mos i anashkaluar edhe rregullat të cilat e mbrojnë të pandehurin që gjendet në paraburgim duke e përcaktuar qartë se cilat janë arsyet që një i pandehur mund të jetë në paraburgim.
Gjatë fjalës sё tij Ministri Kuçi tutje shtoi se ka qene e re procedura për marrëveshjen e pranimi tё fajësisë e cila do t’i ndihmojë gjykatave që të adresojnë më shpejt çështjen e grumbullimit të lëndëve të pa zgjidhura. Rëndësi i është dhёnё edhe ngrirjes së përkohshme të aseteve pёr tё cilën Ministri Kuçi tha se konsideroj qё është një procedurë e mirë pёr rastet kur personi i cili ka përfituar me vepër penale pa u ditë rezultati final, i jepet mundësia që t`i ngrihen ato asete dhe kjo është paraparë edhe me kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
Ministri Kuçi tha se edhe kur deklaratat e dëshmitarëve mungojnë në shqyrtimin kryesor, besoj se janë rregulluar mirë në Kod të Procedurës Penale si dhe janë dhënë provat e para që shumë gjëra që kanë të bëjnë me dëshmitë e krimeve financiare dhe mundësit e tyre para prezantimit të gjykatës, janë përmirësuar dukshëm.
“Kam qenë i gatshëm që vazhdimisht edhe më Këshillim Prokurorial dhe Gjyqësor që vërejtjet të cilat vijnë nga gjyqtarët, prokurorët por edhe nga përfaqësuesit e EULEX-it t’i implementojmë dhe për këtë i kemi dy baza juridike, e para kemi dhënë mundësinë që Gjykata Supreme kur ka të bëjë me Kodin, por edhe Këshilli Gjyqësor dhe të tjerët të japin opinionet për unifikimin e zbatimit të këtyre të drejtave dhe mendoj se Gjykata e Apelit është një rregullator se si duhet të jetë për të gjitha gjykatat në Kosovë dhe në fund, unë jam i gatshëm që të marr pjesë në amandamentimin e këtij kodi nëse shihet se është pengesë zbatimi i tij në praktik, apo që në ndonjë rast pengon hetimin adekuat ose projektin e ri dhe të drejtat e njeriut”, tha Ministri Kuçi nё përfundim tё fjalës sё tij.
Nё fund Ministri Kuçi tha se reflektimet nga raporti i OSBE-së do të jenë reflektime edhe në punën tonë dhe theksoi se mbështetja buxhetore nuk do të mungojë, sepse ёshtё njё ndër obligimet tona dhe mbështetja buxhetore do të jetë adekuate për zbatimin e këtij kodi dhe ligjeve tjera në praktik, “Ju ftojë që vlerësime të tilla të bëni edhe për ligje të tjera dhe kisha dashur shumë që në të ardhmen të vlerësohen edhe ligjet tjera civile të cilat implementohen apo janë në praktikë dhe për këtë do ta keni mbështetjen e Qeverisë dhe vet Ministrisë së Drejtësisë”.