Skip to content
Mbledhje emergjente e Grupit Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje

Mbledhje emergjente e Grupit Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje

Prishtinë, 26/08/2021

Në këtë takim, anëtarët e grupit, ndanë shqetësimin lidhur me ngjarjen e fundit të vrasjes së vajzës 18 vjecare, në Ferizaj. Anëtarët u dakorduan në domsodoshmërinë për ndërmarrjen e nismave shtesë, në mënyrë që të parandalohet dhe të adresohet në mënyrë sa më efektive dhuna në familje, dhuna ndaj grave, dhuna në baza gjinore dhe ngacmimet seksuale në shoqërinë tonë. Grupi ra dakord që në një kohë shumë të shpejtë të informojnë publikun mbi nismat konkrete që secili nga institucionet përgjegjëse do të ndërrmarrin në parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje.

Gjithashtu u dakordua që takimet e grupit Koordinues Ndër-ministror të mbahen dy herë në muaj, më qëllim raportimi nga institucionet përgjegjëse si dhe koordinim të nismave mes këtyre institucioneve.

Skip to content