
Të pranishëm në takim, përveç përfaqësuesve të MD-së, ishin gjithashtu përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokuoriral.
Në takimin e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, është diskutuar për punën në proces të gjashtë grupeve punuese në kuadër të reformës, afatet për finalizimin e punës së tyre si dhe hapat tutje dhe çështje të tjera me rëndësi për finalizimin e fazës së parë në kuadër të zotimeve të përbashkëta të shprehur në Deklaratën e Përbashkët të Zotimit.
Takimi është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta të Grupit Koordinues për Reformën në Drejtësi, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit dhe Plani i Veprimit.