Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-125 për Pronën Publike.
Takimi u hap nga Kryesuesja e Grupit Punues, njëherësh Sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Anita Kalanderi, e cila në fjalën e saj hyrëse njoftoi anëtarët mbi metodologjinë e punës që do të udhëheqë procesin e identifikimit të sfidave dhe të plotësim-ndryshimit të Ligjit për Pronën Publike, si dhe të ligjeve të tjera relevante.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e harmonizimit të kornizës ligjore që rregullon shfrytëzimin e pronës publike, duke u pajtuar për nevojën e rishikimit dhe plotësim-ndryshimit të këtij ligji me qëllim të adresimit të sfidave dhe përmirësimit të zbatueshmërisë së tij nga institucionet e Republikës së Kosovës.