
Ministrja Haxhiu vlerësoi takimet e Komitetit të cilat mundësojnë të evidentohen rezultatet e punës së përbashkët gjatë periudhës gjashtë mujore të zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, si dhe për të reflektuar ndaj ngecjeve të cilat kërkojnë një qasje të koncentruar dhe adresim të përbashkët. Po ashtu ministrja Haxhiu e cilësoi Strategjinë për Sundim të ligjit si një nga instrumentet që ndihmon në reformën në drejtësi, rrjedhimisht arritjen e rezultateve të rëndësishme të cilat synohen.
Një sërë akte ligjore, koncept-dokumente dhe akte të tjera nënligjore janë miratuar në këtë fazë duke shtruar edhe më tej rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të reformës.
Sipas po këtij raporti 6 mujor, deri më tani për periudhën e tillë, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Ministrisë së Drejtësisë, 86% e aktiviteteve janë zbatuar plotësisht dhe janë në zbatim e sipër (25% janë zbatuar tërësisht, 61% janë në zbatim e sipër).
Ndërsa për periudhën e njëjtë 6 mujore, nga të gjitha institucionet përgjegjëse, 81% e aktiviteteve janë zbatuar plotësisht dhe pjesërisht, përderisa 19% e tyre kanë mbetur për zbatim.
Gjatë kësaj periudhe Ministria e Drejtësisë pasur në fokus gjithashtu fuqizimin e profesioneve të lira duke shtruar rrugën e digjitalizimi të shërbimeve ligjore që ofron Ministria e Drejtësisë siç janë digjitalizimi i dhënies së provimit të jurisprudencës, licencimit të avokatëve, certifikimit dhe licencimit të noterëve, përmbaruesve, administratorëve falimentues dhe ndërmjetësuesve.
Ministrja Haxhiu theksoi se, pavarësisht sfidave dhe pengesave në të cilat hasim gjatë zbatimit të masave, ne nuk do të ndalemi.
“Duhet të shikojmë drejt Planit të ri të Veprimit të Strategjisë 2024-2026 dhe zotimeve tjera, ashtu që përkushtimi dhe vullneti që e kemi, të sigurojë që reforma është e plotë dhe si e tillë të zbatohet në tërësi".