Skip to content
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të mbështes Ministrinë e Drejtësisë

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të mbështes Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 01/11/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, Shefin e Policisë në rajonin Avon dhe Somerset të Anglisë, Colin Port dhe Menaxherin në Asociacionin e Shefave të Policisë në Mbretërinë e Bashkuar, Jim Atherton. 

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, pavarësinë e gjyqësorit, kualitetin e zbatuesve të ligjit, autonominë e llogaridhënien e gjyqësorit, si dhe relacionet e Ministrisë së Drejtësisë me Këshillin Gjyqësor. 

Ministri Kuçi prezantoi kapacitetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa falënderoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar qoftë përmes EULEX-it, apo marrëveshjeve bilaterale dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes për të ngritur kapacitetet në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave, krimit ndërkufitar, trafikimit me qenie njerëzore etj. 

Nga ana tjetër, Ambasadori Cliff dhe Shefi i Policisë në rajonin Avon dhe Somerset të Anglisë, Colin Port, pasi vlerësuan punën që po bënë Ministria e Drejtësisë, shprehën mirëkuptim dhe gatishmëri që të ndihmojnë këtë ministri edhe përmes projekteve tjera.

Foto Galeria

Skip to content