Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Mbretëria e Bashkuar model për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor në Kosovë

Mbretëria e Bashkuar model për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor në Kosovë

Prishtinë, 05/10/2016

Në vazhdën e vizitës së saj në Britaninë e Madhe, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me Kryesuesin e Këshillit për Shqiptimin e Dënimeve, gjykatësin, Colman Treasy. 

Gjatë këtij takimi, Ministrja Hoxha shprehu interesim për punën e këtij Këshilli, si dhe efikasitetin e udhëzuesit për shqiptimin e dënimeve i cili hartohet nga Këshilli si udhërrëfyes të cilin e shfrytëzojnë gjykatat gjatë shqiptimit të tyre. Kryesuesi i Këshillit, njoftoi Ministren Hoxha për rëndësinë e këtyre udhëzuesve dhe suksesin që kanë treguar në praktikë për të mundësuar një konsistencë në vendimmarrje nga ana e gjyqësorit.

Ministrja Hoxha, falënderoi Kryesuesin për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Këshillin, si dhe vlerësoi se konsistenca në vendimmarrje është qenësore për të rritur besueshmërinë e qytetarëve në sistemin gjyqësor, njëkohësisht për të garantuar trajtimin e barabartë të qytetarëve para ligjit.

Në takim, të dyja palët u dakorduan që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të përfitojë nga përvoja e gjatë e Mbretërisë së Bashkuar, për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm gjyqësor.

Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss 

Foto Galeria