Skip to content
Mbretëria e Holandës e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar procesin e Integrimit Evropian

Mbretëria e Holandës e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar procesin e Integrimit Evropian

Prishtinë, 07/10/2016

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, priti në takim njoftues Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems. 

Ministrja Hoxha gjatë këtij takimi shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të Integrimeve Evropiane.

Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren Willems për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Holandës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë dhe u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Ambasadën dhe Ministrinë e Drejtësisë së Holandës.

Ambasadorja Willems, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Holandez për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e Integrimit Evropian, duke vlerësuar se perspektiva evropiane është e garantuar për Republikën e Kosovës dhe se Mbretëria e Holandës është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content