
Në hapje të tryezës, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, ka deklaruar se projektligji në fjalë bënë pjesën në paketën e ligjeve që kanë prioritet forcimin e luftës dhe parandalimin kundër korrupsionit.
“ Synim i Ministrisë së Drejtësisë është që temën e mbrojtjes së sinjalizuesve ta sjellim në një dimension tërësisht të ri, të bazuar në praktikat më të mira në këtë fushë. Mbrojtja efektive e sinjalizuesve është një nga parakushtet për krijimin e një shoqërie më të përgjegjshme dhe më transparente, duke synuar gjithmonë që të mënjanohen tradicionalet” ka theksuar Sekretari Marmullakaj.
Për më shumë, sekretari Marmullakaj ka deklaruar se projektligji promovon, mbështet dhe garanton mbrojtjen e çdo personi, që ekspozon parregullsitë dhe mbron interesin publik.
“Ndërmjet kulturës së heshtjes dhe pajtimit apo përgjegjshmërisë, integritetit, sinjalizimi tek çdo shkelje përfshirë shpërdorimet dhe veprimet korruptive, Projektligji në fjalë promovon, mbështet dhe garanton mbrojtje dhe kredenciale çdo personi i cili gjatë marrëdhënies së punës në institucione publike dhe subjekte private, bëhet mbrojtës i interesit publik, duke e ekspozuar çdo parregullsi apo shkelje për të cilën vihet në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës” ka theksuar Marmullakaj.
Lidhur me rëndësinë e këtij Projektligji ka folur edhe Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe David Lewis, ekspert i Këshillit të Evropës.