Skip to content
Mbyllet fushata ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit” në Kosovë

Mbyllet fushata ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit” në Kosovë

Prishtinë, 10/12/2012

Me organizimin e konferencës me temën “Trajtimi i rasteve të dhunës në familje për vitin 2012”, sot u bë përmbyllja zyrtare e fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit” në Kosovë.

Me këtë rast, Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, njëherësh  Zëvendësministër i Drejtësisë, Daut Xhemajli, tha së Kosova ka ndërtuar mekanizma ligjor-institucional, për parandalimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e shkaktarëve të dhunës në familje, ri-integrimin e viktimave të dhunës, si dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektimin e normave ligjore në fushën e të Drejtave të Njeriut, por sipas tij, as Kosova nuk mund të përjashtohet nga ky fenomen, sikurse edhe çdo vend i botës që nuk mund të parandalojë në tërësi dhunën në familje

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në fushatë e luftës kundër dhunës në familje, në këtë konferencë paraqitën aktivitetet e tyre të realizuara gjatë kësaj fushate.

Pjesë e fushatës “16 ditët e aktivizmit” në Kosovë, ishin përfaqësues nga institucione të caktuara publike, shoqëria civile, përfaqësues të mediave si dhe organizata ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë. Fushata është mbështetur nga Ambasada Amerikane, Ambasada e Britanisë së Madhe, OSBE dhe UNDP. 

Foto Galeria

Skip to content