
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ndërsa u tha se ky bashkëpunim është shumë i mirë.
Po ashtu, pas zgjerimit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar edhe me resorë tjerë, në takim u tha se edhe bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe kësaj ambasade do të zgjerohet.