
Plani Strategjik është pjese e Programit për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të burgosurve të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm në Kuadër te Shërbimit Korrektues të Kosovës, projekt që mbështetë Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm/ 2015-2020/.
Z Basha, në cilësinë e Kryesuesit të Grupit Punues për hartimin e këtij Programi e falënderoi z.Mike Pannek për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hartimin e këtij Programi, në të cilin është duke u punuar që nga 06.06.2017. Z. Basha, gjithashtu falënderoi për kontributin e çmuar të përfaqësueseve të ministrive dhe te BIK-ut, te kyçur në përgatitjen e këtij Programi.
Në fund të takimit, Eksperti i lartë i ICITAP-it, z. Mike Pannek, e përgëzoi zëvendësministrin Basha, për gatishmërinë, bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale që po bënë ky grup punues.