
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me drejtorët e departamenteve dhe të strukturave tjera të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilët ka biseduar lidhur me pyetësorin e studimit të fizibilitetit, konkretisht të pyetjeve për Ministrinë e Drejtësisë, të parashtruara nga Komisioni Evropian.
Në këtë takim, Ministri Kuçi ka kërkuar nga udhëheqësit e departamenteve dhe njësive tjera të Ministrisë, t’i kushtojnë rendësi të veçantë përgjigjeve në pyetësorin e Komisionit Evropian, si dhe të jenë të përgatitur për misionin fakt-mbledhës të KE-së që pritët të arrijë në Kosovë muajin e ardhshëm, më qëllim të verifikimit të përgjigjeve të ofruara në pyetësor.