U.d.Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka ndarë sot certifikata licensimi për dhjetëra profesionistë që tashmë janë të gatshëm të ofrojnë shërbime të specializuara në mbështetje të individëve, familjeve dhe komuniteteve.
Këta punonjës profesionalë, të përgatitur sipas standardeve ligjore dhe etike, përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të mbrojtjes sociale në vend.
Ky proces konfirmon përkushtimin institucional për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm profesionistësh të fushës sociale e familjare, në funksion të një shoqërie më të drejtë, më humane dhe më të përgjegjshme, ndaj kategorive në nevojë të mbështetjes sociale.