Skip to content
Memorandum bashkëpunimi për mbështetje në riintegrimin e të burgosurve

Memorandum bashkëpunimi për mbështetje në riintegrimin e të burgosurve

Prishtinë, 23/01/2014

Ministria e Drejtësisë dhe Caritasi i Kosovës sot kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi.
Ky memorandum bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me mbështetjen në riintegrimin e të burgosurve në shoqëri pas lirimit, është nënshkruar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Caritasit të Kosovës, Don Viktor Sopi. 

Memorandumi parasheh që Caritasi i Kosovës të realizojë një projekt shtesë ndaj aktiviteteve që realizon Shërbimi Korrektues i Kosovës, dhe që ka për qëllim riintegrimin e të burgosurve pas lirimit nga burgu, ku me anë të aktiviteteve edukuese do t`iu ofrojnë të burgosurve njohuri lidhur me profesione të caktuara të cilat ata mund t’i përdorin pas lirimit nga burgu dhe t’i shndërrojnë në profesion.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Ministri Kuçi tha se ky projekt do të forcojë misionin e tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë për risocializimin dhe riintegrimin e të burgosurve, me qëllim që pas lirimit ata të kthehen të barabartë dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë. Drejtori i Caritasit, Sopi, tha se e gjithë puna e Caritasit është mision dhe shtoi që edhe aktivitetet që do i zhvillojnë me të burgosurit është mision për t’i ndihmuar ata.

Projekti i Caritasit të Kosovës, do të fokusohet në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, ku edhe do të realizohen aktivitetet që janë të parapara në bazë të modaliteteve profesionale dhe në bazë të rregullave të sigurisë të kësaj qendre korrektuese të parapara me ligj. 

Foto Galeria

Skip to content