Skip to content
Merret vendimi për themelimin e Zyrës Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve Ekonomike

Merret vendimi për themelimin e Zyrës Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve Ekonomike

Prishtinë, 23/09/2013

I kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot u mbajt takimi i radhës i përbashkët i krerëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Gjykatës Supreme të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Financave, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bankës Qendrore,  Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Gary Hyde, përfaqësues i Thesarit Amerikan.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i strategjisë për themelimin e Zyrës Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve Ekonomike, ku Gery Hyde nga Thesari Amerikan prezantoi strategjinë për themelimin dhe kompetencat e kësaj zyre.

Zëvendëskryeministri Kuçi duke vlerësuar si të nevojshme themelimin e kësaj zyre, si dhe ka shprehur bindjen e tij se kjo zyre do të koordinojë aktivitetet ndërinstitucionale në luftë kundër krimeve ekonomike, me ç’rast ishin të pajtimit edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera pjesëmarrëse.

Në fund të takimit u vendos që të themelohet Zyra Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve Ekonomike e cila do të udhëhiqet  nga një prokuror i cili do të ushtrojë detyrën në mënyrë të pavarur. Po ashtu, të pranishmit u pajtuan që të rregullohet infrastruktura ligjore, të sigurohen mjete buxhetore dhe zyra të funksionojë me një strategji të qartë,  në mënyrë që të mos ketë konflikt kompetencash ndër institucionale. 

Foto Galeria

Skip to content