Skip to content
Mesazhe senzibilizuese e fletushka informuese u shpërndanë sot nga Ministrja Haxhiu në linjën e trenit nga Prishtina në Pejë

Mesazhe senzibilizuese e fletushka informuese u shpërndanë sot nga Ministrja Haxhiu në linjën e trenit nga Prishtina në Pejë

Prishtinë, 04/12/2024

Në këtë aktivitet, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas udhëtuan me trenin nga Prishtina në Pejë ku shpërndan fletushka me mesazhe ku informohesh për ndihmën juridike, shërbimet për viktimat dhe mesazhe inkurajuese për respekt dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë këtij udhëtimi, Ministrja Haxhiu pati mundësinë të bashkëbisedojë me udhëtarët rreth dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ministrja Haxhiu ritheksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar mbështetje për viktimat dhe për të parandaluar dhunën përmes hartimit të ligjeve dhe promovimit të barazisë gjinore.

Skip to content