Skip to content
Ministrat e Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, nënshkruajnë Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile dhe Tregtare për qytetarët e të dy vendeve

Ministrat e Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, nënshkruajnë Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile dhe Tregtare për qytetarët e të dy vendeve

Prishtinë, 26/11/2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në këtë mbledhje vlerësoi lartë angazhimin e ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në përkushtimin e këtij institucioni për të bashkëpunuar dhe për ta mbështetur Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje, ndër të tjera do të rregullojë procedurat në gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, marrëdhëniet tjera civile ose tregtare të personave fizik por edhe të personave juridik.

Tutje sipas marrëveshjes, qytetarëve në dy anët e kufirit, do t’iu garantohet mbrojtje juridike dhe qasje e lirë pranë gjykatave dhe organeve tjera.

Po ashtu përmes marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, janë rregulluar çështjet të cilat trajtojnë përjashtimin nga legalizimi i dokumenteve, fuqinë juridike të dokumenteve publike, ndihmën juridike dhe lirimin nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore, mbrojtjen juridike dhe qasjen e lirë në gjykata e autoritete të tjera, si dhe çështje të tjera me rëndësi.

Bashkëpunimi i mëtutjeshëm i të dyja vendeve do të vazhdojë drejt trajtimit të barabartë të qytetarëve të të dy republikave.

Skip to content