Skip to content
Ministret Haxhiu dhe Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës zhvilluan aktivitet të përbashkët me nxënësit

Ministret Haxhiu dhe Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës zhvilluan aktivitet të përbashkët me nxënësit

Prishtinë, 30/11/2022

Ministrja Haxhiu tha se, respekti i ndërsjellë është fryma në të cilën duhet kultivuar edukimin e fëmijëve. Ngacmimet seksuale në këtë moshë, mund të vijnë si rezultat i mos informimit të mirëfilltë për pasojat që mund të shkaktohen, trauma që mund të lënë këto sjellje në rritjen e fëmijëve, sikurse ndaj viktimave, ashtu edhe për ngacmuesit adoleshentë të cilët në këtë moshë mund të mos kenë njohuri rreth këtij fenomeni negativ.

Në anën tjetër Ministrja Nagavci tha se, institucionet nuk mund të injorojnë rastet e tilla kur ato ndodhin, dhe për këtë arsye shkollat dhe personeli duhet të kenë kujdes në edukimin e fëmijëve në këtë drejtim, përmes programeve të mira që mundësojnë ngritjen e vetëdijes së fëmijëve.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, tha se programe të tilla janë të vlefshme për edukimin e fëmijëve dhe se arsimi ka një rol kyç krahas arsimimit edhe edukimit të përgjithshëm te fëmijët, andaj programe të tilla duhet të ofrohen edhe në nivel lokal dhe gjithsesi në fshatra.

Në fund, ministret Haxhiu dhe Nagavci, bashkëbiseduan me nxënësit dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre.

Foto Galeria

Skip to content