Skip to content
Ministri Federal i Drejtësisë së Gjermanisë, mbështet Ministren Hoxha

Ministri Federal i Drejtësisë së Gjermanisë, mbështet Ministren Hoxha

Prishtinë, 08/03/2017

Në takim me Ministrin federal, Ministrja Hoxha ka falënderuar Ministrin për mbështetjen e deritashme që Gjermania i ka dhënë Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në veçanti, Ministrja ka falënderuar Ministrin Maas për kontributin, për reformat që do të bëhen në sistemin e drejtësisë në vend. Me këtë rast Ministrja kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së Gjermanisë për procesin e hartimit të  Kodit Civil sipas modelit gjerman si dhe për reformat tjera që po ndërmerren siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, përgjegjësia disiplinore e gjykatësve dhe prokurorëve, të gjitha këto reforma në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Po ashtu, me këtë rast, Ministrja Hoxha dhe Ministri Maas diskutuan mundësinë e hapjes së një Fakulteti Juridik gjerman në Kosovë, me qëllim të forcimit të arsimit në fushën juridike.

Ministri federal i Drejtësisë, Heiko Maas ka shprehur përkrahje ndaj punës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës duke vënë në pah gatishmërinë për mbështetjen e mëtejme për drejtësinë e Kosovës dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Do të jemi pranë jush në zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave në fushën e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë. Përkrahja jonë nuk do të mungojë dhe ekspertët tanë do të ofrojnë mbështetjen e tyre, jo vetëm gjate hartimit të legjislacionit por edhe gjatë zbatimit të tyre, duke ofruar përvojat më të mira”, theksoi ministri Maas.

Ministri Maas shprehu respekt për të arriturat e Ministrisë që drejton Z. Hoxha, gatishmërinë e saj dhe angazhimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, transparencës dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Foto Galeria

Skip to content