
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strashevski, i cili fillimisht e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri në detyrën e Ministrit të Drejtësisë.
Ministri Kuçi e ka falënderuar Ambasadorin Strashevski për bashkëpunimin që ka pasur Republika e Kosovës me Maqedoninë gjatë këtyre viteve në fusha të ndryshme e veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Kuçi tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, po implementojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, përfshirë këtu marrëveshje për ekstradim, marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, si dhe një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar, marrëveshje këto të cilat janë realizuar me suksese dhe njëkohësisht janë duke ngritur kapacitetet për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Kuci dhe Strashevski kanë diskutuar për përgatitjet e marrëveshjes që janë duke bërë për bashkëpunim juridik në çështjet civile, me ç’rast pritet të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, por edhe marrëdhëniet juridiko-civile në mes të dy vendeve.
Në fund të takimit Ministri Kuçi dhe Ambasadori Strashevski shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë të thellohet edhe më shumë.