Skip to content
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadorin  e Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strashevski,  i cili fillimisht  e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri në detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Prishtinë, 20/02/2015

Ministri Kuçi e ka falënderuar Ambasadorin Strashevski për bashkëpunimin që ka pasur Republika e Kosovës me Maqedoninë gjatë këtyre viteve në fusha të ndryshme e veçanërisht në fushën e drejtësisë. 

Kuçi tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, po implementojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, përfshirë këtu marrëveshje për ekstradim, marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, si dhe një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar, marrëveshje këto të cilat janë realizuar me suksese  dhe njëkohësisht janë duke ngritur kapacitetet për bashkëpunim edhe në të ardhmen. 

Kuci dhe Strashevski kanë diskutuar për përgatitjet e marrëveshjes që janë duke bërë për bashkëpunim juridik në çështjet civile, me ç’rast pritet të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, por edhe marrëdhëniet juridiko-civile në mes të dy vendeve.

Në fund të takimit Ministri Kuçi dhe Ambasadori Strashevski shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë të thellohet edhe më shumë. 

Foto Galeria

Skip to content