Skip to content
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ngushëllon Familjen e Akademik Pajazit Nushit

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ngushëllon Familjen e Akademik Pajazit Nushit

Prishtinë, 01/09/2015

E nderuara Familje Nushi,

Me rastin e vdekje së Akademik Pajazit Nushit, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Drejtësisë, t’ju përcjell ngushëllimet më të thella dhe të shpreh ndjenjat më të larta të respektit për emrin, jetën dhe veprën e tij të pavdekshme.

Akademik Pajazit Nushi do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë për kontributin e tij të shquar në arsimin dhe shkencën kosovare. Ai ishte pedagog, shkencëtar, humanist dhe mbrojtës e promovues i lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.

Unë kam pasur fatin që me Akademik Pajazit Nushi të bashkëpunoj në Universitetin e Prishtinës, në KLMDNJ, në Komisionin Qeveritar për të Zhdukur dhe nga ky bashkëpunim ruaj kujtime të paharruara. 

Akademik Pajazit Nushi ishte një prej themeltarëve të Institutit për Hulumtime dhe Krime të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në të cilën dha kontributin e tij të çmuar për çka jemi shumë mirënjohës.

Të gjithë do të ndjenjë mungesën e Akademik Pajazit Nushit, i cili ka lënë pas një trashëgimi të vyer që sot t’u shërbej edhe brezave të ardhshëm.

Me respekt të thellë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
Ministër i Drejtësisë 

Skip to content