Skip to content
Ministri i Drejtësisë sot takoj drejtorët e burgjeve tё Kosovës

Ministri i Drejtësisë sot takoj drejtorët e burgjeve tё Kosovës

Prishtinë, 23/12/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Drejtorët e Burgjeve tё Kosovës për të diskutuar rreth zhvillimeve dhe ecurive tё punës përgjatë këtij viti, arritjet dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar.

Ministri Kuçi gjatë këtij takimi u interesua pёr gjendjen e përgjithshme tё sigurisë nё këto qendra dhe njëherit i ka falënderuar drejtorët e burgjeve për angazhimin dhe punën profesionale, nё veçanti nё respektimin e tё drejtave dhe lirive tё burgosurve.

Ministri Kuçi duke i uruar për festat e fundvitit, ka kërkuar nga udhëheqësit e tё gjitha qendrave vazhdimin e bashkëpunimit të mirë, duke shpresuar që në vitin në vijim të rritet puna dhe profesionalizmi në punë me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe përmbushjen e kritereve tё dalura nga BE.

Foto Galeria

Skip to content