Skip to content
Ministri Kuçi çmon lartë kontributin shkencorë të Profesorit Noel Malcolm

Ministri Kuçi çmon lartë kontributin shkencorë të Profesorit Noel Malcolm

Prishtinë, 11/09/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim, Profesorin e njohur të Universitetit të Oxfordit dhe historianin anglez, Noel Malcolm, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij të dhënë me librin “Kosova një histori e shkurtër”. Në takim u tha se ky libër, përveç vlerës së padiskutueshme shkencore, paraqet edhe një udhërrëfyes afirmativ të historisë shkencore të Kosovës në rrafshin botëror.  

“Ky libër paraqet një vlerë të madhe për historinë e popullit shqiptar, vlerësim i cili është dhënë edhe nga historianet shqiptarë”, u shpreh Zëvendëskryeministri Kuçi.

Historiani anglez nga ana e tij, çmoi angazhimet profesionale të Qeverisë së Kosovës, në drejtim të rritjes së mirëqenies së gjithëmbarshme për qytetarët e saj dhe e falënderoi z. Kuçi për vlerësimet profesionale, duke konstatuar se kontributi i tij shkencorë është një detyrë prej akademiku, për të pasqyruar të vërtetën faktike dhe historike për Kosovën dhe popullin e saj. 

Foto Galeria

Skip to content