
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot është takuar me Stephen Jonston, Udhëheqës i Shërbimit Korrektues të EULEX-it, me të cilin ka biseduar për punët që po bëhen në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës dhe për mundësin e ngritjes së kapaciteteve të këtyre qendrave.
Ministri Kuçi ka kërkuar mbështetjen e njësitit të Shërbimit Korrektues të EULEX-it në ngritjen e kapaciteteve të qendrave korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë. Sipas Kuçit ky njësit duhet të jetë pjesë aktive dhe të merr pjesë në të gjitha veprimet që shkojnë në dobi të SHKK-së.
Ndërsa, z. Jonston premtoi ndihmën profesionale të njësitit të Shërbimit Korrektues të EULEX-it në luftimin e dukurive negative brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës, posaçërisht në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në klasifikimin e të burgosurve dhe risocializimin e tyre me anë të programeve adekuate, si dhe funksionalizimin e njësisë ekonomike të SHKK-së.
Po ashtu, u bisedua edhe për mundësin e bashkëpunimit në funksionalizimin e plotë të Qendrës Korrektuese të Smrekovnicës dhe në trajnimin adekuat të stafit që do të punojnë në Burgun e Sigurisë së Lartë.