Skip to content
Ministri Kuçi dhe Kryeprokurori Schneider biseduan për thëllimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit

Ministri Kuçi dhe Kryeprokurori Schneider biseduan për thëllimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit

Prishtinë, 28/03/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Prokurorisë Publike të Mynihut (Landi i Bavarisë) të Gjermanisë, të kryesuar nga  Dr. Ragnar Schneider, Kryeprokuror dhe Udhëheqës i Departamentit të Luftës kundër narkotikëve. 

Në këtë rast, Ministri Kuçi pasi ritheksoi marrëdhëniet shumë të mira të Kosovës me shtetin gjermanë në fushë politike dhe ekonomike, inkurajoi nevojën e thëllimit të këtij bashkëpunimi edhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, ndërsa, të dyja palët shprehen gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për thëllimin e këtij bashkëpunimi, me qëllim të luftës kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.
 
Po ashtu, nga bashkëbiseduesit u tha së Kosova dhe Gjermania shumë shpejt do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, marrëveshje e cila do të thelloi bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. 

Foto Galeria

Skip to content