Skip to content
Ministri Kuçi dhe Kryeprokurorja Rama biseduan për thellimin e bashkëpunimit në sistemin e drejtësisë

Ministri Kuçi dhe Kryeprokurorja Rama biseduan për thellimin e bashkëpunimit në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 26/03/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Prokuroren e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, të cilën e ka njoftuar me punën që po bënë Qeveria, respektivisht Ministria e Drejtësisë, në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për mundësit e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në ato fusha që mund të ndikojnë në lehtësimin e procedurave, siç është ekstradimi, çështjet penale etj., procedura që i përgjigjen kritereve të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Ministri Kuçi ka kërkuar nga Kryeprokurorja Rama ndihmë në ato fusha ku Republika e Shqipërisë me suksese e ka kaluar reformimin në sistemin e drejtësisë, si dhe në krijimin e Akademisë së Drejtësisë në Kosovës.

Ndërsa, Kryeprokurorja Rama pasi ka falënderuar Ministrin Kuçi për pritjen, atë e ka vlerësuar si person të rëndësishëm në bashkëpunimin e mirë që sot është në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ka ofruar mbështetjen e Prokurorisë shqiptare për projektet e Ministrisë së Drejtësisë, në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në krijimin e Akademisë së Drejtësisë. 

Foto Galeria

Skip to content