
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe kryesuesi i Drejtësisë së EULEX-it, sot vizituan së bashku Departamentin e Mjekësisë Ligjore.
Ata u takuan me drejtorin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gerxhaliu, bashkë-kryesuesin e EULEX-it Alan Robinoson, dhe stafin e Departamentit për të diskutuar dhe për të ndarë pikëpamjet e tyre lidhur me punën dhe arritjet e Departamentit.
Lidhur me këtë vizitë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe kryesuesi i Drejtësisë së EULEX-it, Silvio Bonfigli, deklaruan:
“Jemi të lumtur që sot jemi këtu në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për të diskutuar përparimin dhe sfidat në lidhje me shërbimin e mjekësisë ligjore dhe çështjen e rëndësishme për personat e humbur”.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore është një Institucion themelor përgjegjës për ofrimin e mjekësisë ligjore dhe ekspertizave në hetimin e vdekjeve, duke përfshire zhvarrosjen e mbetjeve mortore të ndërlidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë si dhe kthimin e mbetjeve mortore tek familjet. Këto janë detyra të vështira të një shqetësimi të madh. Ato janë të rëndësishme për njerëzit dhe të domosdoshme në funksionimin efektiv të gjyqësorit në Kosovë.
Që nga fillimi i punës së Departamenti të Mjekësisë Ligjore së bashku me EULEX-in në dhjetor të vitit 2008, janë kryer pothuajse 300 operacione në terren si dhe eshtrat e 176 personave të zhdukur janë gjetur, identifikuar dhe dorëzuar përsëri tek familjet e prekura. Përveç kësaj, mbi 50 raste të keq-identifikimit janë zgjidhur. Një analizë e plotë e mbetjeve të paidentifikuara mbajtur në Departamentin e morgut të Mjekësisë Ligjore është duke vazhduar me mbi 2000 raste individuale që janë duke u shqyrtuar. Aktivitetet e forta në terren si dhe bashkëpunimi me familjet dhe shoqatat familjare të personave të zhdukur janë duke vazhduar.
Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it në mënyrë aktive kanë bashkëpunuar me personelin vendor, përderisa kanë udhëzuar dhe monitoruar zhvillimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, duke mbështetur krijimin e një ekipi vendor për zhvarrosje si dhe një ekip të veçantë të përkushtuar të punojnë në çështjet e rasteve të keq-identifikuara si dhe informimin publik. Përveç kësaj, EULEX-i ka qenë i dobishëm në fitimin e granteve për zhvarrime dhe profesionalizimit të stafit vendor që arrin 300 mije euro. Mjekët Ligjorë vazhdojnë të udhëzojnë homologët e tyre vendor në të gjitha fushat relevante që kanë të bëjnë me Mjekësinë Ligjore.
Gjatë takimit, si z. Kuçi ashtu edhe z. Bonfigli kanë theksuar rëndësinë e punës së bërë në lidhje me çështjen e personave të zhdukur, informimin e publikut rreth kësaj pune dhe kanë përsëritur përkushtimin e tyre të përbashkët dhe mbështetjen për këtë çështje. Përveç kësaj, ata kanë ofruar mbështetjen e tyre për themelimin e laboratorit të ADN-së në kuadër të DML-së, i cili do të ndihmonte në mënyrë të vazhdueshme në punën e përgjithshme të Departamentit si dhe në përshpejtimin e procedurave për marrjen rezultateve të ADN-së, duke ndihmuar kështu jashtëzakonisht shumë në efikasitetin e hetimeve dhe procedurave penale.
“Vizita jonë sot ka konfirmuar se puna e përbashkët e kryer nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe Ekspertëve të EULEX-it është shumë e rëndësishme për njerëzit dhe autoritetet e Kosovës.
Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të theksuar angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët në mbështetjen dhe zhvillimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore me një qëllim përfundimtar për të bërë atë një institucion të vetqëndrueshëm në shërbim të gjyqësorit dhe popullit në mënyrë efektive”, deklaruan ata.