Skip to content
Ministri Kuçi diskutoi rreth planit të implementimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ministri Kuçi diskutoi rreth planit të implementimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Prishtinë, 10/05/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Ai gjithashtu takoi më pas Komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer dhe Zëvendës Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Joe Preston.  

Në këtë takim Ministri Kuçi e informoi Zbogar, në lidhje me rrjedhat e raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  duke qartësuar  pozitën e Kosovës në dialogun rreth implementimit të marrëveshjes së parë të arritur midis Kosovës dhe Serbisë, mbi normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve.  

Ministri Kuçi theksoi edhe një herë se ajo që shtyu drejt mosarritjes së një marrëveshje drejt implementimit ishte pikërisht dhënia e një interpretimi tjetër të marrëveshjes nga ana e Serbisë, e cila ishte e papranueshme edhe për Kosovën. 

Po ashtu, temë e këtij takimi ishte edhe vizita e Zëvendëskryeministrit serb,  Aleksandar Vucic, vizitën e të cilit e ka lejuar Zëvendëskryeministri Kuçi pas kërkesës zyrtare nga autoritetet Serbe. 

Ministri Kuçi sot ka pritur në takim edhe Komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer si dhe Zëvendës Ambasadorin e Britanisë së Madhe,  Joe Preston me ç’rast shpjegoi qëndrimin e Kosovës rreth planit për implementimin e marrëveshjes si dhe rolin e partnerëve tanë, respektivisht KFOR-it dhe Ambasadës Britanike e BE-së në zbatimin e tij, pasi të arrihet marrëveshja për implementim në mes palëve. 

Foto Galeria

Skip to content