Skip to content
Ministri Kuçi ftohet të marr pjesë në konferencën e përbashkët ministrore në Mal të Zi

Ministri Kuçi ftohet të marr pjesë në konferencën e përbashkët ministrore në Mal të Zi

Prishtinë, 16/04/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot do të  marr pjesë në konferencën e përbashkët ministrore, të ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Punëve të Brendshme të Evropës Juglindore, e cila po organizohet në Budva të Malit të Zi.

Konferenca po organizohet në kuadër të Procesit të Brdos dhe Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Qëllimi i konferencës është identifikimi i masave të përbashkëta, zhvillimi i një platforme gjithëpërfshirëse, për luftimin e terrorizmit dhe dhunës ekstremiste. Kosova është anëtare e barabartë në SEECP me të gjitha shtetet e Evropës Juglindore. 

Foto Galeria

Skip to content