Skip to content
Ministri Kuçi ftohet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri Kuçi ftohet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë, 30/09/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pranuar ftesën nga Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes  së vitit ligjor në Angli dhe Uells. 

Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë. 

Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri Kuçi do të zhvilloj takime me zyrtarë të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve tjera. 

Pjesëmarrja  e Kosovës  në këtë forum paraqet një avancim të raporteve në fushën e drejtësisë, jo vetëm të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, por edhe rast i mirë për të ngritur praninë në fushën ndërkombëtare të drejtësisë. 

Foto Galeria

Skip to content