
Sot në praninë e Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, mori detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Avokaturës Shtetërore, Z. Heset Mazrekaj. Ministri Kuçi, i uroi mirëseardhje, Z. Mazrekaj, dhe njëherit i ofroi mbështetje të plotë në fuqizimin dhe funksionalizimin te këtij mekanizmi, i cili ka rendësi të madhe për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ngritjen e imazhit të institucioneve.
Njëkohësisht, Ministri Kuçi e falënderoj edhe ish Udhëheqësin e Divizionit për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Z. Fekë Sadikaj për punën e bërë deri më tani.
Me funksionalizimin e Avokaturës Shtetëror, Divizioni për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, do të pushojë t’i kryej detyrat e përfaqësimit të autoriteteve publike, ndërsa të punësuarit në Divizionin për Përfaqësim në Ministrinë e Drejtësisë, vazhdojnë të punojnë në Avokaturën Shtetërore në pajtim me dispozitat e ligjit.
Avokatura Shtetërore do të funksionon si mekanizëm i pavarur dhe i qëndrueshëm i përfaqësimit të pavarur ligjor të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative