
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Komisionit të Venecias të kryesuar nga Thomas Markert, Sekretar të këtij komisioni.
Ministri Kuçi ka njoftuar delegacionin e Komisionit të Venecias më punën që kanë bërë dhe po bëjnë institucionet e Kosovës në krijimin e infrastrukturës ligjore. Ai tha së institucionet e Kosovës gjatë hartimit të infrastrukturës ligjore kanë bashkëpunuar ngushtë me ekspert dhe institucione ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë me qëllim që të gjitha ligjet të jenë në përputhje me standardët ndërkombëtare.
Në veçanti u diskutua për Draft-ligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për liri fetare në Kosovë, për të cilin Komisioni i Venecias pritet të jep një opinion në mars të këtij viti.
Lidhur me këtë, Ministri Kuçi tha se është duke u punuar që ky Ligj të jetë modern dhe që me anë të tij të sigurohet respektimi i lirive fetare dhe të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë.
Duke e vlerësuar gatishmërinë e Komisionit të Venecias që përmes e Zyrës së BE-së në Kosovë, të ofrojë mbështetje për institucionet e Kosovës në konsolidimin dhe harmonizimin e infrastrukturës ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare, Ministri Kuçi premtoi bashkëpunim të plotë dhe tha së kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për Kosovën.